Pse u refuzua kryeministri Kurti nga Manastiri i Deçanit? - NACIONALE

Pse u refuzua kryeministri Kurti nga Manastiri i Deçanit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manastri i Deçanit vazhdon të jetë një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pyetjet për këtë çështje, Kurtit nuk i bëhen vetëm nga gazetarët e politikanët kosovarë por edhe nga zyrtarë të lartë të shteteve të cilët kërkojnë të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastrin e Deçanit.

Kështu, se kur do të respektohet ky vendim, Kurti u pyet edhe të dielën në seminarin e 102-të “Rose-Roth” i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kryeministri Kurti ka treguar edhe arsyet pse po refuzohet kërkesa e tij që të vizitojë Manastrin e Deçanit, duke thënë se është optimist që do të gjindet një zgjidhje.

Ai tha se priftërinjtë nuk po e takojnë njejtë si ish-kryeministrat e kaluara, por nuk dha detaje më shumë se pse nuk mund ta vizitojë këtë vend.

Për Manastirin e Deçanit, janë 24 hektarë tokë që iu dhanë para 25 vjetëve nga regjimi i Millosheviqit. Kemi vendim të Kushtetueses, por ka lëndë administrative në lidhje me pronat. Besoj çështja do të zgjidhet, jam optimist. Jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua nuk më duan në takim. Kam kërkuar takim por më refuzojnë. Besoj se mund të përfshihemi në dialog e të zgjidhim problematikat që i kemi. Ne duam ta ruajmë Manastirin e Deçanit, që është trashëgimi kulturore e gjithë qytetarëve”, ka thënë Kurti në këtë seminar.

Në anë tjetër, verisonin se pse Kurtit po i refuzohet kërkesa për vizitë në Manastrit, tregoi drejtori i Qendrës së Avokimit për Kulturë Demokratike, Dusan Radkoviç, i cili siç raporton Klan Kosova, ka thënë se Kurti askund nuk i është referuar si ‘serbe’ Kishës Ortodokse.

Pra sipas tij, problemi është te qasja.

Duhet ta kemi një raport real, pra kur të drejtohet kërkesa të mos shkruhet vetëm Kishës Ortodokse por të shkruhet ashtu siç potencohet në raportin e Ahtisartit, pra Kishës Ortodokse Serbe. Mënyrë si i është qasur kishës në kërkesë është arsyeja pse ai nuk ka arritur ta vizitojë, kishën, për cilën kishë?”, citohet të ketë thënë ai.

I kemi pranuar Haradinaj e Çekun qe kane qene pjese e UCK e si mos ta pranojmë Kurtin që është me proevropian. Problemi është tek qasja”, shtoi ai.

Në anën tjetër, për dallim nga optimizimi i kryeministrit Kurti që mund të ketë një zgjidhje për Manastrin e Deçanit, presidentja Vjosa Osmani ka qenë më direkte sa i përket kësaj çështje.

Osmani javën e kaluar në një intervistë për REL, ka thënë vendimi për dhënien e tokës për Manastrin e Deçanit është marrë në kohën e Millosheviqit dhe prandaj është diskriminues.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova duhet të jetë e kujdeshme që të mos krijohet precendent që do t’i kushtonte shumë Kosovës.

Unë mendoj që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për precedentin që krijohet nga një vendim i tillë, sepse pastaj institucionet e Kosovës nuk mund të thonë: ne po e zbatojmë një vendim, i cili buron nga koha e Millosheviqit, por jo edhe qindra e mijëra të tjerë".

Pra, do të krijonte probleme marramendëse në Republikën e Kosovës... Askush nuk e sulmon Kishën Ortodokse Serbe. Përkundrazi, Kosova ka ligje për zonat e veçanta, ku kishat dhe pronat e tyre i konsideron si zona të mbrojtura - ligje që nuk ekzistojnë në asnjë vend të Evropës.”, ka thënë ndër të tjera presidentja Osmani.

Kujtojmë se para 3 muajve, organizata prestigjioze ndërkombëtare Europa Nostra kishte listuar Manastrin e Deçanit një prej shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore.

Kjo gjë bëri që Qeveria dhe Presidenca të kritikojnë ashpër organizatën, të cilës i dërguan një letër e në të cilin konsideronin se janë përdorur “argumente të paqëndrueshme” dhe i bëhej thirrje që të dëgjoheshin edhe qëndrimet e Kosovës.

Nuk dihet se kur do të ketë një zgjidhje për çështjen e Manastrit të Deçanit, por ajo çka dihet deri më tani është se SHBA dhe BE vazhdimisht bëjnë thirrje ndaj qeverisë që të zbatohet vendimi për Manastrin e Deçanit.

Lajme të ngjashme