Pretendimet e mediave serbe për arrestimin e një mësuesi në Jarinje, Policia e Kosovës jep detaje - NACIONALE

Pretendimet e mediave serbe për arrestimin e një mësuesi në Jarinje, Policia e Kosovës jep detaje

3 vjet më parë

nga Elmedina Ballazhi

Gjatë ditë së sotme mediat serbe pretenduan se Policia e Kosovës sot kishte ndaluar në Jarinje një mësues të Edukatës Fizike, ndërsa më pas ishte liruar.

Lidhur me këto pretendime gazeta Nacionale, ka pyetur zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin.

Ai ka deklaruar se sot, zyrtarët policorë kanë intervistuar një person të nacionalitetit kosovar me inicialet I.M.

Pas përfundimit të intervistimit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“ Sot, me datën 03.01.2023, zyrtarët policorë kanë intervistuar një person mashkull kosovar (I.M.), pasi i njejti dyshohej për përfshirje në një rast të mëhershëm. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave policore, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Kelani.

Ndërkohë, avokati i tij, Nebojsha Vlajiq kishte deklaruar se ai nuk ka lidhje në këtë arrestim.

“Nuk ka asnjë lidhje tjetër. Ai u ndalua për disa orë dhe u lirua”, kishte thënë Vlajiq.

Lajme të ngjashme