Avokati serb: Një konflikt me Kosovën do të ishte katastrfal për Serbinë - NACIONALE

Avokati serb: Një konflikt me Kosovën do të ishte katastrfal për Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati serb, Vllatko Sekuloviq, ka bërë me dije se një konflikt i Serbisë me Kosovën do të ishte katastrofik për shtetin serb.

Në një shkrim të tij ku analizon lindshmërinë e ulët në Serbia, ai ka vlerësuar se në këtë aspekt një konflikt i Serbisë në veri të Kosovës do ta kishte pasoja të mëdha.

Në këtë kontekst, një konflikt në veri të Kosovës do të ishte katastrofik për Serbinë nga pikëpamja e trendit demografik, dhe rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër varfërisë në kuptimin afatshkurtër do të anuloheshin”, ka shkruar ai në artikullin e tij të botuan në gazetën “Danas”.

Sipas tij, përsëritja e retorikës së luftës nga lidershipi serb ndikon edhe në largimin e serbëve nga Serbia.

Frika kronike dhe tramautike e një konflikti ndër-etnik dhe një gjendje e pasigurisë ontologjike (mugesa e besimit ndaj njerëzve tjerë, mungesa e shpresës dhe mundësisë për kolonozime të ardhshme) kanë rëndësinë e faktorëve relevantë jo-ekonomik që ndikojnë jo vetëm në vendimet e individëve për të mërguar (ikur) nga situata të tilla të frikës konstante ekzistenciale, por janë edhe rrënja negative e rritjes së ikjes që regjistrohet në Serbi dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka Sekuliviq.

Lajme të ngjashme