Kroacia në mesnatë prezanton euron dhe hyn në zonën Shengen
Duke filluar nga mesanta, Kroacia do të hyjë në zonën Shengen dhe në Eurozonë.
Këto synime ishin synimet strategjike të Zagrebit që nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, shkruan Nacionale.
Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Natën e 31 dhjetorit deri më 1 janar, Ministri i Financave, Marko Primorac dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vuçiq do të marrin pjesë në një program përkujtimor para ndërtesës së Bankës Kombëtare Kroate në Zagreb për të shënuar anëtarësimin në eurozonë, d.m.th. kalimin në euro si monedhë zyrtare.
Prej kur është bërë anëtare e BE-së, Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit. Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen. Për momentin në euro zonë janë 19 nga 27 vende anëtare të BE-së e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20.
Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi, dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.

Krahas Komisionit Evropian edhe Banka Qendrore Evropiane me seli në Frankfurt të Gjermanisë ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kriteret për të hyrë në euro zonë.
