Hoti për gjendjen ekonomike: Kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta zbutur krizën - NACIONALE

Hoti për gjendjen ekonomike: Kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta zbutur krizën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka komentuar gjendjen ekonomike aktuale në Kosovë.

Ai në një intervistë për Ekonomia Onlineka thënë se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë, duke e cilësuar si gjendje depresive, ndërkohë që thotë se Qeveria aktuale nuk ka marrë asnjë masë për të zbutur këtë krizë ekonomikë që po ndodhë.

Hoti ka thënë se për gati tre muaj nuk ka pasur ministër të shëndetësisë, poashtu përmend edhe grevat e mbajtura në arsim.

Kurrë nuk ka qenë kaq gjendje depresive sesa është tash. Ne po e mbyllim vitin me gjendjen më të vështirë tash e 20 vite, për shkak se na u është imponuar kriza energjetike e inflacioni, por që kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që me e zbut krizën ekonomike. Shëndetësia gati tre muaj ka qenë pa ministër, duke ndodhur skandal pas skandalit, në arsim greva u ndërpre por mund të fillojë sërish në janar e viti shkollor nuk mbaron deri në fund të janarit, për shkak se ka humb komplet shtatori”, tha Hoti.

Ai ka thënë se literalisht buxheti i vitit 2023, ndonëse me shifra është më i lartë sesa ai i vitit 2021 dhe 2020, i bijë të jetë më i vogël në aspektin e fuqisë së blerjes për shkak të inflacionit.

Një ekonomist me ‘dy fije mend’ e ka të qartë që buxheti për vitin 2023 është më i ulët sesa buxheti i vitit 2021 dhe 2020. Është 3. 2 miliardë euro për vitin 2023, por në terma real që është fuqia blerëse, pra sa mund të blesh mallra dhe shërbime me këtë buxhet, nuk është më i madh sesa buxheti i vitit të kaluar që ishte 2. 6 miliardë. Pra nuk është rritur buxheti, por është zvogëluar për shkak të normës së lartë të inflacionit”, është shprehur Hoti.

Hoti tutje tha se opozita nuk ka votat për ta rrëzuar qeverinë, mirëpo sipas tij, qeverinë e rrëzojnë ngjarjet që ndodhin, duke shtuar se më këto veprime të tyre nuk mund të vazhdohet kjo formë e qeverisjes.

Unë jam i bindur se nuk ka logjikë që të zhvillohet debat pozitë-opozitë siç duhet në një vend demokratik. Në një vend demokratik, një parti politike e merr mbështetjen qytetare e partitë tjera dalin në opozitë, dhe kjo e fundit është si mbikëqyrëse e Qeverisë dhe kur të vijnë zgjedhjet e rregullta kërkon besimin qytetar. Nuk jemi në një situatë të tillë, ne tani duhet të kujdesemi që të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. Historikisht nëse e sheh, asnjë herë opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, sepse nuk i ka votat. Qeverinë e rrëzon ngjarjet që ndodhin, veprimet që ndodhin. Me këto veprime unë nuk shoh sesi mund të vazhdohet kjo formë e qeverisjes”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Lajme të ngjashme