Mediat serbe thonë që një mësues serb u arrestua e lirua për sulmet ndaj gazetarëve kosovarë
Mediat serbe po pretendojnë se Policia e Kosovës ka ndaluar në Jarinjë një mësues të Edukatës Fizike, dhe më pas, e ka liruar të njëjtin.
Siç pretendon Tanjug, i njëjti është liruar më pas dhe arrestimi ndodhi nën dyshimet për sulmet ndaj gazetarëve të Kosovës në veri gjatë tensioneve atje.
Mësuesi, raportohet se ka dhënë një deklaratë në polici, dhe ka thënë se nuk ka të bëjë me sulmin.
“Nuk ka asnjë lidhje tjetër. Ai u ndalua për disa orë dhe u lirua.” – citohet të ketë thënë avokati Nebojsha Vlajiq.
Nacionale për të konfirmuar këtë rast, ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, por i njëjti na referoi te Policia e përgjithshme.
Deri më tani, nuk kemi marrë një konfirmim apo demantim nga policia në lidhje me këto raportime.
