"Presidenca s'është e familjes Osmani", qytetarët kritikojnë presidenten që mori burrin e çikat në takim me Dua Lipën - NACIONALE

"Presidenca s'është e familjes Osmani", qytetarët kritikojnë presidenten që mori burrin e çikat në takim me Dua Lipën

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar disa fotografi nga Zyra e Presidencës me yllin botëror të muzikës pop, Dua Lipa, të cilës i ndau titullin ‘Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës’.

Në këtë postim në Facebook, presidentja Osmani tha se Lipa vazhdon ta nderojë vendin tonë në botë.

"Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill", shkruan mes tjerash Osmani.

Postimi i Osmanit në Facebook:

Këtë moment, presidentja e vendit e shfrytëzoi që artisten me famë botërore ta takojë edhe me bashkëshortin dhe vajzat e saj, të cilat shihen mjaft të buzëqeshura pranë saj.

Ajo çka bie në sy janë disa kritika ndaj presidentes Osmani, jo fort të mira në këtë postim. Osmani akuzohet për familjarizim të tepruar të këtij takimi dhe shndërrimin e Presidencës në pronë private.

Disa nga komentet në postimin e presidentes Osmani:

Kujtojmë që super ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, po qëndron në Kosovë teksa gjatë natës së mbrëmshme u shfaqë në skenën e festivalit "Sunny Hill", e cila pas performancës së jashtëzakonshme u largua nga skena me mesazhin "Gjithçka është e mundur, vazhdoni ëndërroni".

Lajme të ngjashme