Prej ‘talljes’ së Manxhukës me raportimin e Nacionales, te shterrja e kërkesës nga italianët për Asociacionin si "kusht" - NACIONALE

Prej ‘talljes’ së Manxhukës me raportimin e Nacionales, te shterrja e kërkesës nga italianët për Asociacionin si "kusht"

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, kishte provuar dorën të tallej online me raportimin e Nacionales se italianët “ia ndërruan krejt lojën” Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth anëtarësimit eventual të Kosovës në Këshill të Evropës, ku madje edhe në nivel jo-final vendimmarrjeje si Asambleja Parlamentare – e lëre më në nivel ministrash të jashtëm, praktikisht qeverish të vendeve anëtare – e fusnin Asociacionin si kërkesë “para anëtarësimit”; qysh edhe përfundimisht doli.

Manxhuka në tentim-mjegullimin e së vërtetës që po bërtiste sheshazi “kushtëzim me Asociacion” – duke shpërndarë një screenshot të artikullin e Nacionales se italianët donin amandamentim edhe më të thellë të Opinionit të Dora Bakoyanis – mbi-shkruante se “i kujtojmë me mall këto raportime”. Sipas të njëjtës logjikë, edhe referimi për Manxhukës në këtë tekst mund të kuptohet “kujtim me mall”.

Brenda dy-ditësh ambasadori italian në Beograd, Luca Gori, pa-një-pa-dy tjegoi se çka ka bërë Roma në këtë drejtim: prej provimit të futjes së amandamentimeve nga deputetët e tyre në KiE (që ishin të gjithë pjesë e koalicionit qeveritar të Giorga Meloni-it) e deri te kushtëzimi rigjid i anëtarësimit të Kosovës në KiE me draft-Statutin e BE-së, përkatësisht miratimin dhe dërgimin e tij për rishikim kushtetues.

Duke folur dje për Radio Televizionin e Serbisë, Luca Gori tha se Asociacioni jo vetëm që ishte kusht për anëtarësim e Kosovës, por e çoi në nivele të larta – argumentativisht edhe jo-diplomatike – duke thënë se “Asociacioni është element kyç për të ardhmen e Kosovës”.

Për ne themelimi i Asociaiconit është tepër i rëndësishën, është element kyç për të ardhmen e Kosovës, një element kyç në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe një obligim i qe sa kohë, që duam më në fund ta shohim të përmbushur”, ka thënë Gori.

Ndërkaq edhe sot ambasadori italian në Beograd duke folur për gazetën serbe “Politika” iu ra toneve të mprehta se Kosova “nuk u fut as në agjend” për m’u arsyet e njëjta.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, çështja (e aplikimit) as nuk u vendos në agjendë. Italia ishte njëra nga vendet që donte shtyrjen e anëtarësimit të Kosovës. Ne besojmë që ky pranim duhet të lidhet me përparim thelbësor drejt formimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe serbe. Kjo është edhe njëra nga kushtet që Kosova duhet të përmbush në mënyrë që kandidatura e tyre të mund të ketë sukses”, ka thënë ai.

Për se ishte ‘tallur’ Manxhuka?

Ndonëse Dora Bakoyanis në pikën 39 të raportit të saj iu bënte thirrje 46 ministrave të jashtëm të shteteve anëtare që pranimin-ose-jo të Kosovës ta peshonin lart me atë nëse janë bërë hapa ose jo drejt Asociacionit, pushteti e jepte – përdredhshëm, sigurisht – se Asociacioni nuk ishte kusht.

Italianët qysh para vetë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare provuan të fusnin edhe amandament mu në pikën ku Qeveria e Kosovës thirrej se qëndronte drita jeshile e anëtarësimit: pika 11.

Në projekt opinion, paragrafi 11 provohej të zëvendësohej me paragrafin e mëposhtëm:

Asambleja konsideron që themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe është një hap i patejkaluashëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, një obligim ndërkombëtarw i marrë nën ndërmjetësimit e dialogut të BE-së dhe mbi të gjitha një mënyrë për të zmaduar pjesëmarrjen demokratike të serbëve të Kosovës dhe të sigurohet mbrojtja e të drejtave të tyre. Asambleja, rrjedhimisht, pret që Qeveria e Kosovës të merr hapa domethënës dhe të prekshëm drejt themelimit të Asociacionit sa më parë. Asambleja konsideron që Asociacioni duhet të qëndrojë dukshëm lart në konsideratën në ardhje të Komitetit të Ministrave për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës”.

Lajme të ngjashme