Politikani serb: Radojiçiq u lirua nga paraburgimi sepse bëri një marrëveshje me autoritetet serbe - NACIONALE

Politikani serb: Radojiçiq u lirua nga paraburgimi sepse bëri një marrëveshje me autoritetet serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani serb, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas lirimit të kryeterrorist Milan Radojiçiq nga ndalimi prej 48 orëve nga Gjykata e Lartë në Serbi.

Ponosh ka thënë se Radojiçiq është liruar pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet në Serbi.

Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjska dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur nga autoritetet me të. Besoj gjithashtu se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur.” – ka thënë Ponoš për Danas.

Më tej, kryetari i partisë Qendra e Serbisë ka thënë se e ardhmja e Milan Radoiçiq do të varet nga ajo se kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kujt Vuçiq i detyrohet më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme