Politikanët serbë iu fryjnë ulët e rrezikshëm tensioneve: Njësia Speciale plagosi Millanin, u rrah Llazari - NACIONALE

Politikanët serbë iu fryjnë ulët e rrezikshëm tensioneve: Njësia Speciale plagosi Millanin, u rrah Llazari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duket se shtimi i presionit ndërkombëtar në Serbi po i rrit ‘piskamat’ politike në Kosovë. Për një hark kohor prej ditësh, politikanët serbë po bëjnë deklarata tmerruese e të papërgjegjshme duke i ngritur tensionet ndër-etnike në vendin tonë. Çka thanë ata?

Së fundi, ishte një incident për të cilin raportoi edhe Policia e Kosovës me anë të një komunikate.

Episodi I

Një veturë me dy persona kishte goditur patrullën policore në Bistricë duke shkaktuar rrezikimin e jetëve të zyrtarëve tanë policorë. Policia e Kosovës për të neutralizuar rrezikun kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoriatin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme,” – shkruhej në komunikatën e Policisë.

Por, drejtori i të ashtquajturës “Zyrë për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq foli me gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit mbi këtë rast. Ai pretendoi se njëri qytetar kishte mbetur i plagosur pas qëllimit me armë zjarri nga Policia e Kosovës duke e akuzuar me gjuhë të ulët kryeministrin Kurti për një gjë të tillë.

“Delleviqi ishte goditur në anën e majtë të gjoksit dhe është transportuar urgjentisht në spitalin e Kralevës....”tha ai, derisa pretendoi se këta qytetarë nuk kishin dashur t’i lejonin policët e (sic) Rosus së Kurtit që t’i keqtrajtonin.

Episodi II

Gjatë ditës së djeshme ndërkohë, ndodhi një tjetër pretendim. Llazar Millutinoviq, 15-vjeçar nga Suhodolli, pretendoi se ishte rrahur nga katër shqiptarë. Ai po shkonte në punë në orët e para të mëngjesit kur thotë se u ndalua dhe u rrah.

“Vetëm pse ishte serb,” – tha babai i tij, Zllatibori. Ky i fundit u shpreh edhe se e kishte lajmëruar rastin në stacionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut por në raportin 24-orësh të Policisë ai nuk ndodhej.

Megjithatë, Lista Serbe u shërbye me këtë incident për të bërë propagandë dhe për t’u shprehur me gjuhë të ulët.

“Sulmi i paprovokuar dhe i poshtër ndaj djaloshit serb Llazar Millutinoviq nga një grup shqiptarësh në Suhodoll para forcave speciale të Kurtit, është vazhdim i planit të tmerrshëm të Albin Kurtit për të frikësuar dhe dëbuar serbët nga Kosova dhe Metohija. Pas tentativës për vrasjen e Stefanit dhe Milloshit në Shtërpcë dhe rrahjes së Stefan Tomiqit në Kllokot, pesëmbëdhjetë vjeçari Llazar është fëmija i katërt që sulmohet nga ekstremistët shqiptarë në vetëm pak javë,” – pretendonin ata.

Konteksti

Në fakt, në Kosovë sot u protestua për disa fjalë të thëna nga Kurti në gjuhën serbe e ku i jepeshin epitete pozitive politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq.

Kurti nuk ka kërkuar falje e as nuk është distancuar nga deklaratat e dhëna, ndërkohë që nuk ka marrë kurrfarë mirënjohje nga ana e komunitetit serb publikisht deri më tash për fjalët e tij.

Por, kjo fryrje e tensioneve nga politikanët e papërgjegjshëm serb po ndodh edhe në kohën kur është rritur presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë për të avancuar në bisedime me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do t’i drejtohet popullit serb prej orës 20:00 në lidhje me takimin që kishte pasur me pesë emisarët specialë perëndimorë të premten.

Lajme të ngjashme