Policia jep detaje për shoferin e Trafikut Urban që kanosi me armë drejtuesin e një makine - NACIONALE

Policia jep detaje për shoferin e Trafikut Urban që kanosi me armë drejtuesin e një makine

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale pak më parë ka raportuar se shoferi i Trafikut Urban dyshohet ta ketë kanosur me armë zjarri një drejtues të një automjeti, për shkak të një mosmarrëveshje në trafik.

Këtë rast për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se armë është sekuestruar ndërsa palët e përfshira janë dërguar në stacionin policor.

Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën "Rrahim Beqiri" në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture). Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira. Aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.” – ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme