Drejtuesi i një veture konfrontohet me shoferin e autobusit, raportohet se punonjësi i Trafikut Urban nxorri revolen - NACIONALE

Drejtuesi i një veture konfrontohet me shoferin e autobusit, raportohet se punonjësi i Trafikut Urban nxorri revolen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zënkë ka ndodhur në mes të një punonjësi të Trafikut Urban dhe një vozitësi të një makine, ku raportohet se njëri prej punonjësve më pas ka nxjerr edhe revolen.

Sipas faqes së mirënjohur kryeqytetase, "Vrojtuesit e Lagjes", krejt kjo ka ndodhur pas një keqkuptimi në komunikacion, ku sipas raportimit erdhi pas provokimit të shoferit të autobusit.

“Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë urban nr. 4 ka ndodhur një zënke midis një shoferi të veture dhe punonjësve të autobusit. E gjitha ndodhi pas një keqkuptimi në komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bërë që shoferi i veturës ta ndal mjetin në rrugë dhe del nga vetura që të konfrontohet me ta. Ne fjalosje e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrë armen të cilën e kishte mbushur me plumba.” – thuhet në postim.

Tutje, "Vrojtuesit" bënë të ditur se punonjësi i autobusit nuk ka shkrepur me armën e tij dhe se plumbat i ka nxjerr duke ia dhënë kondukterit për t'i hedhur në mbeturina.

“Për fat të mirë aj nuk e shkrepi, por në sy të të gjithë udhëtareve nxjerr plumbat nga revolja duke ja dhënë kondukterit për ti gjuajtur në bërllog pasi që shoferi i mjetit që ishte ndalur para kishe thirrur policinë. E gjithë ngjarja ka ndodhur ne Bregun e diellit, përkatësisht të xhambazët.” – është bërë e ditur sipas Vrojtuesve të Lagjes në Facebook.

Lajme të ngjashme