Policia i kthen në Maqedoni maqedonasit që ishin në një hotel afër Manastirit të Banjskës
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka konfirmuar se shtetasit maqedonas që ishin në një hotel afër Manastirit të Banjskës, janë kthyer në Maqedoni.
Ata janë shoqëruar nga Policia e Kosovës në mënyrë të sigurt.
Postimi i Osmanit:
Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga policia e Republikës së Kosovës, sot në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga policia e Kosovës. Rrethanat në të cilat u gjendën ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar menjëherë për këtë situatë përmes kanaleve të rregullta dhe kam biseduar personalisht me kolegen time Donika Gërvalla-Shvarc. Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta.