Policia e konfirmon djegien e tri veturave në lagjën Mati1 në Prishtinë - NACIONALE

Policia e konfirmon djegien e tri veturave në lagjën Mati1 në Prishtinë

3 vjet më parë

nga Blendrita Avdiu

Sot janë djegur tri vetura në lagjën Mati1 në Prishtinë.

Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se përveç dëmëve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Sipas saj, policia ka dalur mënjëherë në vendin e ngjarjës ku janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Sot rreth orës 02:00, është raportuar se në lagjen Mati1, në Prishtinë, tri automjete janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokuroti i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”, ka thënë Ahmeti për Nacionale.

Ndryshe, gazeta Nacionale ka siguruar edhe një video në vendin e ngjarjes teksa shihen disa zjarrfikës duke e lokalizuar zjarrin.

Lajme të ngjashme