Pamje: Kallen dy vetura në Rrugën C në Prishtinë
Dy vetura janë djegur në parkingun e rrugës C në Prishtinë të premtën në mbrëmje.
Në bazë të disa videove që kanë ardhur në adresë të Nacionales, shihet se dy vetura janë kapluar nga zjarri.
Sipas videove, zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e përfshirjes së këtyre vetrurave nga zjarri.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet se ka të lënduar.
