Kryenegociatorët koordinohen me kryeqendrat për bisedimet në Bruksel
Janë bërë pesë orë prejse ka filluar takimi në Bruksel.
Ende s'ka asnjë njoftim të ri zyrtar, përveç atij të emisarit Lajçak rreth faktit se të njëjtat kishin vazhduar.
“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të nivelit të Lartë. Shpresoj që të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për depërshkallëzimin e tensioneve dhe të punojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet po vazhdojnë”, pat thënë ai.
Today, I’m hosting the Chief Negotiators of Kosovo and Serbia as a follow-up to our High-level meeting.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2022
My sincere hope is that we will manage to find a solution today to de-escalate the tensions on the ground and work towards normalisation of relations.
Talks are ongoing. pic.twitter.com/BnfCiTokaD
Ka qenë REL që ka raportuar se rreth orës 17:00 palët kishin dalë në pauzë dhe se kishin filluar diskutimet me personat përgjegjës në të dy kryeqytetet.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t'ju raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale.
Ky takim, vjen pas atij të së hënës mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe kryediplomatit evropian, Borell.
Në takimin që zgjati rreth tetë orë, nuk pati marrëveshje rreth çështjes së targave, gjë që nxiti reagimin e ashpër të përfaqësuesit të Lartë, Borell.
“Do të informojë shtetet anëtare, do të informojë kolegët e mi – ministrat e Punëve të Jashtme – dhe partnerët tanë për sjelljen e palëve të ndryshme dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare – dhe, më duhet ta them, kjo shkon posaçërisht për Kosovën. E di, kjo dërgon sinjal tepër negativ politik”, deklaroi ai në një konferencë për media pas përfundimit të takimit.
