‘Bisedimet po vazhdojnë’: Lajçak publikon pamje nga takimi me Bislimin e Petkoviqin - NACIONALE

‘Bisedimet po vazhdojnë’: Lajçak publikon pamje nga takimi me Bislimin e Petkoviqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak ka publikuar një fotografi nga takimi me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin në bisedime të Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak ka thënë se shpreson që do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje sot për “depërshkallzimin” e tensioneve dhe të punojnë rreth normalizimit të marrëdhënieve.

Tutje, emisari evropian ka shkruar se “bisedimet po vazhdojnë”.

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të nivelit të Lartë. Shpresoj që të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për depërshkallëzimin e tensioneve dhe të punojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.

Ky takim, vjen pas atij të së hënës mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe kryediplomatit evropian, Borell.

Në takimin që zgjati rreth tetë orë, nuk pati marrëveshje rreth çështjes së targave, gjë që nxiti reagimin e ashpër të përfaqësuesit të Lartë, Borell.

“Do të informojë shtetet anëtare, do të informojë kolegët e mi – ministrat e Punëve të Jashtme – dhe partnerët tanë për sjelljen e palëve të ndryshme dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare – dhe, më duhet ta them, kjo shkon posaçërisht për Kosovën. E di, kjo dërgon sinjal tepër negativ politik”, deklaroi ai në një konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Lajme të ngjashme