Përsëri në Bruksel - NACIONALE

Përsëri në Bruksel

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, sot do të takohet me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq në Bruksel, në kuadër të dialogut. Ky takim vjen në kohën kur në Kosovë po komentohet me të madhe draft-statuti i Asociacionit edhe pse nuk është publikuar zyrtarisht ky draft, teksa po vazhdojmë të shkojmë përsëri në Bruksel

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Bislimi ka udhëtuar të mërkurën për në Bruksel dhe atje do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes bazike dhe ankesit për zbatimin e saj.

Gjithashtu, sipas njoftimit, në takimin e Bislimit me Petkoviqin do të diskutohet edhe plani i ri i prezantuar më 21 tetor e në të cilin është përfshirë edhe një draft-statut i Asociacionit e për të cilin Qeveria është pajtuar.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit. Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.” – thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Më tej, aty bëhet e ditur se ky takim është vijues i procesit pas takimit të Kurtit më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së.

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.​” – thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, para këtij takimi, ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin.

Lajçak gjatë takimit me Bislimin në Kosovës kishte thënë se ai është pajtuar për të vazhduar përpara.

"Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm." - kishte shkruar Lajçak.

Në anën tjetër, Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq kishte thënë pas takimit me Lajçakun që në Bruksel do të diskutohet për draft statutin e Asociacionit

Ne e kemi pranuar një ftesë nga z.Lajçak për t’u takuar në Brusel, ku do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi...Do të diskutojmë tekstin e statutit të komunave me shumicë serbe, që është hapi i parë konkret drejt formimit.” – citohet se ka thënë ai.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë takimi i sotëm mes palëve, por ajo që dihet është se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drafti është më i mirë.

Është e çartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë. Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj.” – theksoi Kurti gjatë një interviste të martën.

Lajme të ngjashme