PDK me aksion kreativ, përmes reflektimit ndriçon ndërtesën e qeverisë me Martin Berishajn
Nga herët e rralla të kohëve të fundit kur Partia Demokratike e Kosovës është treguar kreative. Megjithatë, paska ndodhur sonte.
Partia më e madhe opozitare ka ndërmarrë një aksion simbolik. Në një foto të siguruar nga Televizioni i Kosovës, shihet se PDK, përmes reflektimit ka arritur të vendosë fotografinë e ambasadorit Berishaj në objekt të qeverisë.
Berishaj shihet pranë kryeministrit të Republikës, ndërsa shkruan: Qeveria e Martinit.
Ky aksion është nga të shumtët që janë bërë kundër qeverisë dhe qëndrimit të kësaj të fundit në çështjen Berishaj.
Kujtojmë faktin se presidentja Osmani, shefi i ekzekutivit Kurti dhe kryediplomatja Gërvalla i japin mbështetje të madhe Berishajt, ani pse ky i fundit aktualisht gëzon katër kallëzime penale, ku mes tjerash është i dyshuar për shpërlarje parash e mosdeklarim të pasurisë.
#PDK carried out a symbolic action on the outside of gov’t building by posting a reflection of a picture of PM @albinkurti and Ambassador Martin Berishaj, calling this way for his dismissal. #PDK #symbolicaction #gov pic.twitter.com/RQ4eOxBTvE
— RTK - Radio and Television of Kosovo (@rtklivecom) February 9, 2023

