“Martin Berishaj para drejtësisë” – Shfaqen parulla nëpër Prishtinë
Përfshirja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një aferë me dallavere financiare, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Sot në Prishtinë janë parë parulla ku kërkohet që Berishja të dalë para drejtësisë.
“Martin Berishaj para drejtësisë”, thuhet në disa fotografi që ka siguruara Nacionale.
Ambasdaori Berishaj dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.
Pavarësisht se ai ka dy kallëzime penale në Kosovë, ai nuk është shkarkuar. Berishaj dyshohet për deklarim të rrejshëm të pasurisë dhe pastrim parash.


