Pas zgjedhjeve në veri, ndërkombëtarët e kërkojnë themelimin e Asociacionit - NACIONALE

Pas zgjedhjeve në veri, ndërkombëtarët e kërkojnë themelimin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Zgjedhjet në veri u mbajtën me pak votues, por këto votime u vlerësuan si kushtetuese e ligjore. Rezultati u njoh nga ShBA dhe Bashkimi Evropian. Tani për herë te parë në këto komuna fituan partitë etnike shqiptare. Sipas rezultateve, kandidati i VV-së, Lulzim Hetemi ka dalë i pari në komunën e Leposaviqit me 100 vota apo 73.5%. VV-ja do të udhëheqë edhe Mitrovicën e Veriut me kandidatin e saj, Erden Atiq, i cili fitoi 519 vota apo 66,5 për qind të votave. Në Zubin Potok kandidati i PDk-së, Izmir Zeqiri ka marrë 196 vota apo 52.1% dhe Ilir Peci, gjithashtu nga PDK-ja, fitoi me 114 vota apo 60% të votave në Zveçan. Çka tash?

Pasi BE dhe ShBA i njohen rezultatet e zgjedhjeve, patën edhe kërkesa për Kosovën, që lidhen me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkombëtarët

BE-ja ka vlerësuar se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Megjithatë, duke shprehur shqetësim pasi dalja ishte tepër e ulët.

Tutje, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të finalizohet sa më shpejt që është e mundur.

Këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione dhe që Kosova ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit së Komunave me shumicë serbe duhet të përmbyllet sa më parë që është e mundur”, thuhej në regaimin e BE-së.

Ndersa, ambasadori i ShBA-së në Beograd, Beograd Christopher Hill nuk i ka komentuar zgjedhjet në veri, por ka thënë se Asociacioni është në rend dite me 2 maj, në takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Mendoj se në bisedimet e ardhshme do të flitet për Asociacionin. Siç e përmenda edhe më parë, marrëveshjet që janë nënshkruar në prani të njerëzve shumë seriozë nga bashkësia ndërkombëtare duhet të zbatohen”,

Mendoj se ka një plan për 2 maj dhe është shumë e qartë se do të prezantohet (draft -statuti i Asociacionit). Shpresoj se do të arrihet përparim i qëndrueshëm kur bëhet fjalë për dialogun”, ka shtuar Hill.

Vendorët

Edhe ish-kryenegociatorja e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri e ndërlidh bojkotin e zgjedhjeve nga qytetarët dhe partitë serbe me themelimin e Asociacionit.

Ajo ka thënë se Qeveria nuk guxon të bëjë Asociacion me kompetenca ekzekutive pasi që është në kundërshtim me Kushtetutën.

Bojkoti i serbeve te zgjedhjeve ne veri i orkestruar nga Vucici ka si qellim qe Asociacionit ti jepen kompetenca ekzekutive, por Qeveria Kurti nuk guxon ta bej kete sepse eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves. Prandaj, draft statuti i Asociacionit (qe po hartohet fshehtas) duhet te shkoj ne Gjykaten Kushtetuetese para te shkoj ne takimin e Kurtit me Vucicin me 2 maj”, ka shkruar Tahiri.

Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, thotë se fitorja e partive shqiptare në komunat serbe nënkupton se shqiptarët do ta themelojnë Asociacionin.

“A i bjen kjo që Kryetarët shqiptarë duhet me themelu Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?”- pyet Ahmeti.

E analisti, Vehbi Kajtazi, ka shkuar edhe me larg, ai thotë se këto zgjedhje ishin një kurth në të cilin kanë rënë presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, të cilët i kanë dhënë në duar Vuçiqit, argumentin se vota e lirë nuk ka rëndësi për serbët lokal.

Sipas Kajtazit, formimi i Asociacionit, përkatësisht përshpejtimi i formimit të tij është pasoja tjetër pas këtyre zgjedhjeve.

Keto zgjedhje jane kurth serb, ne te cilin ka rene kryeministri Albin Kurti, bashke me noteren e tij, Vjosa Osmani. Nepermjet tyre konfirmohet teza serbe se ata nuk kane nevoje per institucione te Kosoves te dala nga vota e lire dhe se nuk eshte problemi te Vuçiqi dhe bandat kriminale, por te serbet lokale te cilet mund te jetojne pa kryetar komunash, pa kuvende komunale, pa gjyqtare, prokurore, police e administrate

Keto zgjedhje pershpejtojne formimin e Zajednices dhe autonomise se plote serbe ne Kosove.Tash, amerikanet dhe evropianet thone "e provuat, por deshtuat. Kalojme ne fazen tjeter". Faza tjeter eshte autonomi”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme