Pas rrenës së 4.2 miliardëve, Vetëvendosje përsërit gabimin; krenohet me një grafik të hiperbolizuar
Një tjetër mburrje me shifra e pushtetit lidhur me ecurinë ekonomike të vendit ka ngjallur reagim të fortë nga opozita dhe ekonomistët. Ngjashëm me rrenën e madhe të 4.2 miliardë eurove, vlera e lartë (1 miliard euro) e të hyrave të Doganës bëri që VV-ja të përsëris gabimin duke mos i bërë “double-check” postimeve të tyre në Facebook. Ç'ndodhi këtë herë?
Gjatë ditës, Dogana e Kosovës dha një njoftim se deri tani ka mbledhur një shumë prej "1 miliard eurosh, duke e tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro ose 7.62%".
E ndikuar edhe nga peizazhi politik i brishtë në terren pas skandaleve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me aferat e vajit, grurit dhe sheqerit dhe atë të librave nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë - të shoqëruara me reagime të ashpra në opinionin publik - Vetëvendosje me nxitim dizajnoi grafikën e paraqitur nga Dogana e Kosovës duke krahasuar të ardhurat e 2022 dhe 2023.
Por, partia në pushtet (nuk) ka vënë re një aspekt të rëndësishëm: grafikonin hiperbolik. Grafiku i paraqitur nuk pasqyronte me saktësi krahasimin e të hyrave mes viteve në këtë rast. Kjo pasi rritja e vetëm 7.26 për qind e të ardhurave paraqitet si një rritje prej 100 për qind.
Partia në pushtet mori kritika edhe për faktin se rritja e të hyrave doganore për vitin 2023 po e prezantojnë si arritje që sipas argumenteve të VV-së është shkak dhe pasojë e punës së mirë të qeverisë Kurti.
Bajrami rendit "dështimet"
Reagimet ishin të mëdha. Mes të parëve që reagoi ishte deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka akuzuar LVV-në për propagandë dhe keqpërdorim të statistikave.
Ajo ka theksuar se LVV e ka përhapur propagandë ditë e natë, duke i deformuar faktet dhe përdorur statistikat në mënyrë që të ushqej masën.
Lidhur me mburrjen e VV-së për të hyrat e Doganës, Bajrami ka ekspozuar propagandën vizuale të VV-së përmes grafitit duke e paraqitur rritjen prej 7.62 për qind si rritje prej 100 për qind.
Kritika më e fortë e Bajramit ndaj LVV-së ka të bëjë me menaxhimin e ekonomisë së vendit. Ajo ka bërë një analizë të tregtisë së jashtme të Kosovës për vitin 2022, duke u bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës.
Sipas saj, importi i mallrave ka shënuar një rekord të lartë, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 4.7 miliardë eurosh.
PDK përmend rekordin në importe
Në postimin e tij, ai thekson se përpjekjet për të paraqitur një rritje të të hyrave doganore si një arritje historike janë një përpjekje për të maskuar mungesën e suksesit të vërtetë.
Ai nënvizoi se edhe pse është shënuar një rritje e të hyrave doganore prej rreth 70 milionë euro, kjo nuk duhet të quhet një sukses pasi nuk është shoqëruar me suksese të tjera reale në fusha të tjera.
Ngjashëm me deputeten Bajrami, rritjen e importeve të Kosovës, të cilat arritën në një nivel rekord, e përmendi edhe Mustafa i cili tha se kanë shënuar vlerën prej 2.69 miliardë euro vetëm deri në qershor.
Ai ka thënë se pushteti “po vazhdon të jetë në kërkim të çfarëdo shifre që potencialisht mund ta bëjë të duket si e suksesshme në ndonjë fushë.”
Më tej ai këshilloi VV-në që të kursejë energjinë me “manipulime vizuale me grafikë” për ta përdorur atë në sqarimet se si po shpenzohen paratë e taksapaguesve.
Shenolli ekspozon propagandën
Për grafitin e paraqitur fillimisht nga Dogana e më pas nga VV ka reaguar edhe eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi.
Ai ka kritikuar partinë në pushtet duke e akuzuar për përhapje të propagandës. Madje, Sheholli u përkujdes që ta paraqes grafikonin e duhur që pasqyron rritjen prej 7.2 për qind.
Sheholli ka thënë VV-ja rritjen e të hyrave për 71 milionë po e paraqet si me qenë rritja 70%.