Rrena e madhe: Vetëvendosja dhe 4.2 miliardë eurot e programit të BE-së për Kosovën - NACIONALE

Rrena e madhe: Vetëvendosja dhe 4.2 miliardë eurot e programit të BE-së për Kosovën

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Nënshkrimi i një Marrëveshje mesditën e së premtes e bëri Kosovën pjesë përfituese të një programi të financuar nga Bashkimi Evropian të quajtur “Tregu i Përbashkët”. Vlera stratosferike financiare e këtij programi ngatërroi totalisht logjikën e VV-së. Të ngarkuar me entuziazëm, partia në pushet reagoi menjëherë duke publikuar një interpretim të rremë rreth kësaj në faqën e tyre në Facebook. Aty shkruhej: "4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët". Situata u shndërrua në diçka mes groteskes dhe absurdes kur edhe njoftimi i nënshkrueses së marrëveshjes demantonte plotësisht LVV-në.

Postimi i VV-së në Facebook se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga ky program nuk zgjati shumë pasi gazeta Nacionale, përmes një hulumtimi të thjeshtë në internet, arriti të gjejë një kontradiktë midis njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe informacionit zyrtar të Bashkimit Evropian rreth programit.

Vlera prej 4.2 miliardë eurosh, për të cilën VV tha se e përfiton Kosova, del të jetë fondi total i programit për vendet pjesëmarrëse për të ndihmuar në zhvillimin e tregjeve të tyre.

Situata u bë njëtrajshtëshem brutale dhe qesharake kur u mësua se postimi i ministres Hajdari për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje demantonte plotësisht postin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hajdari shpjegoi saktë se Kosova është pëfituese e programit dhe jo përfituese e 4.2 miliardë eurove siç thuhej në postimin e VV-së.

“Tregu i Përbashkët”

Sipas shpjegimit në faqën zyrtare të Komisionit Evropain, “Single Market Programme” është një paketë ndihmë financare në vlerë 4.2 miliardë euro për një treg të përbashkët apo të brendshëm ku lëvizja e mallërave, shrbimeve dhe njerëzve është e lejuar.

Ky program synon ta ndihmojë tregun evropian të arrijë potencialin e plotë duke siguruar rimbëkëmbjen e Evropës nga pandemia Covid-19.

“Programi “Tregu i përbashkët u mundëson qytetarëve të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë kudo që dëshirojnë dhe u ofron konsumatorëve mbrojtje dhe zgjedhje më të madhe të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë me çmime më të ulëta me një buxhet prej 4.2 miliardë eurosh për periudhën 2021-2027.” – thuhet në njoftimin e këtij institucioni të BE-së.

Pra, 4.2 miliardë euro është vlera totale e këtij programi të BE-së që u mundëson vendeve pjesë të këtij programi të zhvillojnë tregun e tyre.

Heshtja e VV-së

E gjithë kjo – me apo pa dashje – është huqur brutalisht nga Vetëvendosje. Ky nxitim "drejt lavdisë" do t'i kushtonte partisë në pushtet. Në postimin e tyre në Facebook – postim që do të përditësohej më vonë – shkruhej: “Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga programi i BE-së “Tregu i përbashkët”.

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga lajmi i rremë i cili do të përmirësohej më pas, ende asnjë kërkim falje për lajmin e rremë nuk ka ardhur nga Vetëvendosja.

Rreth orës 19:39, VV-ja do ta zëvendësonte postimin duke pranuar në heshtje se kishte shpërndarë një lajm të rremë.

Ky përmirësim, vlen të theksohet se u bë pasi raportoi Nacionale, e që në fakt gazetarët veç se kishin tentuar të marrin një shpjegim edhe nga zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka më lidhje me këtë rast.

“Dje ka qenë komunikata e MINT-it, se ndoshta s’e keni pa (qesh). Shih paragrafin e pestë” – thuhej në përgjigjen e tij për Nacionalen.

Lajme të ngjashme