VV-ja e largon fake news-in, e përmirëson komunikatën pas raportimit të Nacionales - NACIONALE

VV-ja e largon fake news-in, e përmirëson komunikatën pas raportimit të Nacionales

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka përditësuar postimin e shpërndarë në Facebook, i cili realisht ishte Fake Neës apo lajm i rremë, ku në të njëjtin pretendohej se Kosova ka përfituar 4.2 miliardë euro nga një program i Bashkimit Evropian.

Nacionale raportoi fillimisht në lidhje me këtë komunikatë të VV-së, të cilën e kishin protretizuar edhe me fotografi.

“4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët.” – shkruante me të mëdha në njoftimin e partisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Nacionale raportoi rreth orës 19:00 të premten në lidhje me këtë çështje, derisa VV-ja e ka përditësuar postimin fiks në orën 19:39.

Tash në komunikatën e VV-së shkruan qartë, ashtu edhe siç qëndron e vërteta, se Kosova është bërë përfituese e programit “Tregu i Përbashkët”, i cili në tërësi kap vlerën e 4.2 miliardë eurove.

Lajme të ngjashme