Partia Socialiste në Shqipëri nis nesër fushatën për zgjedhjet e 14 majit
Partia Socialiste në Shqipëri do të fillojë nesër fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sipas mediave shqiptare, socialistët do të mblishen në sheshin “Skenderbej” në Tiranë, ku do të jenë të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie, grupi parlamentar dhe anëtarët e Kryesisë, ku pas një fjalimi që pritet të mbajë kryeministri Edi Rama, ata do të mbjellin pemë.
Tv Klan raporton se sloganinme të cilin do të paraqiten socialistët në këtë fushatë do të jetë, “Kurrë më pas, vetëm përpara”.
Ndërkohë, sa i përket koalicionit “Bashkë Fitojmë”, bëhet e ditur se ata do të nisin fushatën me një miting electoral në stadiumin “Air Albania”.

