Hoxha e PDK-së: Buxheti i prezantuar e mban qytetarin të trajtuar me lëmoshë
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj qytetarëve duke e akuzuar vetëm për shpërndarje “për të blerë paqen speciale por jo para për investime”.
Hoxha tha më tej se buxheti i prezantuar po vazhdon ta mbajë qytetarin të trajtuar me lëmosh.
“Për katër vite këtë qeveri e ka karakterizuar vetëm një gjë: shtylla e subvecnioneve ka qenë shtylla me më së shumti para, diçka që nuk e ka karakterizuar asnjë qeveri të kaluar. Pra, para për të shpërndarë për të blerë paqen speciale por jo para për investime, zhvillim dhe kapital që rrjedh ku njerëzit mund të punojnë, zhvillohen edhe të realizojnë vetën, dijen edhe integritetin e tyre bazuar në shërbimet që i ofrojmë. Prandaj ky buxhet i prezantuar vazhdon dhe mbetet buxhet që e forcon pozicionin e shtetit dhe qytetarin e kthen në një qytetar të varur, të nënshtruar, i trajtuar me lëmosh, pa dinjitet e pa integritet.” – tha ajo.