Pal Lekaj: Kurti në një mënyrë e ka pranuar Asociacionin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Kurti në njëfarë mënyre e ka pranuar Asociacionin.
Shkak për këtë e mori deklaratën e Miroslav Lajçak, ku në publikimin e fotografisë së darkës deklaroi se palët janë dakorduar që të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të implementohen.
Veç kësaj, Lekaj shtoi se është i sigurt që ShBA nuk e pranon një model që e bën jofunksional vendin tonë.
“Z. Kurti nuk duhet të bëjë lojëra të dyfishta. E patë që z. Lajçak, pas darkës, tha se jemi pajtuar për marrëveshjet, ku përfshihet Asociacioni. Dhe kemi një deklaratë krejt të kundër të kryeminsitrit”, ka thënë Lekaj në T7.

