Osmani takon senatoren amerikane: Vendosmëria jonë për të thelluar partneritetin strategjik është bërë më e fortë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Konferencën e Mynihut ka njoftuar se sot është takuar me senatoren amerikane Jeanne Shaheen.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se e ka falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës.
Tutje, Osmani ka thënë se vendosmëria e Kosovës për të thelluar partneritetin është bërë edhe më e fortë.
“Kënaqësi për t'u takuar me @SenatorShaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderoi për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e fortë”, ka shkruar Osmani.
Pleasure to meet with @SenatorShaheen at the Munich Security Conference. Thanked her for her engagement and support for the Republic of Kosovo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2023
Our determination to further deepening our strategic partnership and cooperation has only grown stronger. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/24piiqkyUr
