Osmani në Konferencën e Mynihut: Gratë në Kosovë kanë pasur rol udhëheqës gjatë viteve të 90-a - NACIONALE

Osmani në Konferencën e Mynihut: Gratë në Kosovë kanë pasur rol udhëheqës gjatë viteve të 90-a

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një panel diskutimi për “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Konferencën e Mynihut ka theksuar se gratë në Kosovë kanë pasur një rol udhëheqës.

Ajo ka thënë se ky rol udhëheqës dhe shumë i rëndësishëm i tyre ishte edhe gjatë viteve të 90-ta gjatë regjimit të Millosheviqit ku praktikisht të gjitha të drejtat e njeriut ishin të shkelura.

Gratë në Kosovë kanë pasur rol udhëheqës dhe shumë të rëndësishëm gjatë viteve të ’90-ta në rezistencën paqësore kur populli i Kosovës ishte viktimë e aparteidit, regjimit të Millosheviqit ku praktikisht të gjitha të drejtat e njeriut ishin të shkelura nga regjimi i dhunshëm”, ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani tutje ka theksuar se gratë kanë qenë pjesë vitale e shtet ndërtimit të Kosovës.

Ajo ndër të tjera ka theksuar se Kosova është ndër historitë më të mira të suksesit.

Besoj fuqishëm dhe besoj se të gjithë ndërkombëtarët që janë të përfshirë në një mënyrë ose tjetër me procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës e dinë se Kosova është një ndër storie më të mira të suksesit…. Është shembull i shtetit demokratik”, ka theksuar ajo.

Lajme të ngjashme