Osmani "dorështrënguar" me të burgosurit, nuk falë asnjë pavarësisht kërkesave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe kësaj radhe ka qëndruar "dorështrënguar" sa i përket faljes për të dënuarit në burgjet e Kosovës.
Kjo qasje e presidentës është parë si e paarsyeshme, nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Të cilët janë shprehur të zhgënyer nga Osmani.
“Ajo çfarë ne jemi të dëshpëruar është se po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person, që është i privuar nga liria. Ne si monitorues në bazë të vizitave që i realizojmë në terren në bazë të monitorimeve për të drejtat e njeriut, gjendjes në institucione, kemi bërë vlerësimet që ka persona që meritojnë faljen dhe ka persona duhet të falen”, ka thënë Valentina Demolli.
Demolli ka thënë se ky është viti i dytë që Osmani nuk ka përfillur asnjë kërkesë për familje dhe se kjo qasje krijon një dëshpërim tek këta persona.
“Kjo krijon një dëshpërim tek këta persona, për të mos vazhduar të mos sillen mirë, sepse kur mbahen shpresat tek një mundësi për të përfituar, po e potencoi se kjo është një mundësi që presidentja do mund të shfrytëzonte, atëherë krijon një zhgënjim tek personat e privuar nga liria, gjë që është apriore, reflektohet tek sjelljet e tyre, tek gjendja e tyre psikoemocioanle, e që ndikon edhe në familjet e tyre”, ka shtuar Demolli për RTV Dukagjini.
