Osmani alarmon: Kriza e rrymës mund të ndërpres mësimin, SBAShK-u ta shqyrtojë pakon e Kurtit - NACIONALE

Osmani alarmon: Kriza e rrymës mund të ndërpres mësimin, SBAShK-u ta shqyrtojë pakon e Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Procesin mësimor e lidhi me krizën energjetike, presidentja Vjosa Osmani pasditën e së shtunës, bëri thirrje që nxënësit të kthehen në shkolla. Sipas saj, kriza energjetike dhe ajo ekonomike, e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe punëtorëve të sistemit arsimor.

Këto deklarata, presidentja Osmani i bëri në një konferencë për media, pas takimeve që zhvilloi gjatë ditës me Këshillin e Nxënësve, Këshillin e Prindërve, BSPK-në, SBAShK-un dhe bordin e AKK-së.

Një prej gjërave të para që e tha Osmani, ishte kërkesa për rikthimin sa më parë në shkolla.

Duke folur për krizën energjetike, ajo këtë e lidhi me procesin mësimor, kur tha se “askush nuk garanton që arsimi nuk do të preket nga kjo ditëve e muajve në vijim”.

“Kriza energjetike globale, na ka vënë para një sfide serioze, sepse askush nuk mund të garantojë që procesi mësimor nuk do të preket nga kjo krizë energjetike gjatë ditëve e muajve në vijim. Prandaj, kjo krizë energjetike, bashkë me atë ekonomike, si rezultat i inflacionit, e ka vështirësuar jetën e shumë qytetarëve tanë, përfshirë edhe punonjësve të sistemit arsimor”, tha Osmani para gazetarëve.

“Sindikatat të tregojnë vullnet, mos të japin “JO” absolute”

Ndryshe prej para pak ditësh kur bëri një reagim në Facebook, e u tregua pak më unifikuese, sot presidentja Osmani i doli në mbrojtje kryeministrit Kurti, krejt për shkak të një pakoje për ndihmë, që ky i fundit e prezantoi sot.

“Qeveria sot ka bërë publike masat që janë ndërmarrë në një pako për ndihmë për ata që janë prekur nga inflacioni. Inkurajoj BSPK-në, SBAShK-un dhe sindikatat e tjera, që ta shqyrtojnë këtë pako, që ndihmon përtej asaj rritjes në pagë, e cila do të jepet nga shtatori e tutje”, ka thënë Osmani.

Madje, ajo konsideroi se ndihma është më e madhe se sa që mund të duket, derisa tha se zgjidhja ndodhë vetëm kur të miratohet projektligji për paga.

“Ndihma është shumë më e madhe, se sa ajo shifra prej 50, që mund ta ketë parë dikush. Zgjidhja do të gjindet vetëm pasi të miratohet projektligji për paga, ky projektligj, adreson dinjitetshëm çështjen e pagave për mësimdhënësve”, tha presidentja.

Në fundi, Osmani u kërkoi sindikatave të mos japin “JO” absolute, por të tregojnë vullnet.

“Palët të ulen, t’i adresojnë kërkesat. Unë e kuptoj që për shkak të krizës ekonomike, shporta familjare kushton më shumë, por këto masa duhet të shihen si masa të vullnetit të mirë, dhe si hap për zbutjen e krizës.Tani është koha që sindikatat të tregojnë vullnet, e jo të japin “JO” absolute”, ka përfunduar ajo.

“Lufta” e komunave dhe “nxënësit analfabetë”

Konferencë për media sot mbajti edhe kryeministri Albin Kurti, ku pretendoi se komunat i kanë shpallur “luftë” për shkak të grevës, e madje e përmendi fjalën “shantazh”.

Është papërgjegjësi totale, për ta bojkotuar shtetin, për ta shkatërruar shtetin. Ju bëj thirrje mësuesve të japin mësim. Ju bëj thirrje edhe komunave të Kosovës, ta lënë me një anë bojkotin ndaj Qeverisë e Ministrisë së Financave. Kjo që po bëjnë komunat është me i shpallë luftë shtetit. E përkundër kësaj ne jemi racional. Në njërën anë e kemi situatën kur instrumentalizohen sindikatat, e në anën tjetër kemi sjellje anti-shtetërore nga komunat. Shteti nuk ndërtohen me shantazhe”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit i la fajtor grevistët për rezultat e këqija në testin PISA dhe konsideroi se nxënësit kosovarë janë “analfabetë funksionalë”.

Në një Kosovë ku testet e PISA-s po naj nxjerrin 3/4 e fëmijve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi”, tha ai.

Kryeministri dha edhe një deklaratë tjetër, e cila po konsiderohet si ofenduese ndaj diasporës, ku tha se sistemi arsimor në Kosovë nxjerr kuadro jo të mira, duke shtuar se njerëzit ose bëhen për asistencë sociale ose punëtorë krahu në Gjermani.

Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, ka thënë Kurti.

Për gjithë këto çështje foli në konferencë, megjithatë, ai nuk pranoi të flasë për sulmet e ish-këshilltarit të tij, Elvis Hoxha.

Kurti tha se nuk mund të komentojë komentet e njerëzve, dhe se në objektin e Qeverisë nuk është në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme