OEK me lajm fantastik: Certifikata e origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht - NACIONALE

OEK me lajm fantastik: Certifikata e origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Oda Ekonomike e Kosovës(OEK) ka bërë të ditur se certifikata e origjinës “Made in Kosova”, është njohur ndërkombëtarisht.

OEK ka cilësuar njohjen e certificates së origjinës si arritje të rëndësishme për biznesët dhe prodhuesit vendor.

Njoftimi i plotë:

Ditë historike për Kosovën dhe ekonominë e saj!

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë gëzon njohje ndërkombëtare, duke shënuar një arritje të rëndësishme për bizneset dhe prodhuesit vendorë.

Në Paris, Oda Ekonomike e Kosovës është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike, për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me validitet global.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt:

• fuqizimit të eksportit kosovar

• rritjes së besueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare

• digjitalizimit të shërbimeve tregtare

• mbështetjes më të madhe për eksportuesit dhe prodhuesit e Kosovës

Sot, produktet kosovare marrin një dimension të ri në tregjet globale, duke e prezantuar vendin me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik.

Një moment krenarie për Kosovën, bizneset tona dhe çdo produkt që mban emrin “Made in Kosova”./Nacionale

Lajme të ngjashme