“O nale qat tupan, s’ka mem lanë me fol”: Përkrahësit nuk e lejojnë Limajn të mbajë fjalim, ai tallet me VV-në
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk është lejuar të mbajë fjalimin në tubimin masiv në Malishevë.
Pjesëmarrësit gjithë kohës kanë thirrur emrin e tij në Malishevë.
“O nale qat tupan, se s’ka mem lan me fol. Lemni t’i foli nja dy fjalë burra”, tha Limaj.
Limaj ironizoi me tubimin e djeshëm të VV-së.
"Niva që keni pas dje vizitorë prej krejt Kosovës", tha ai.