Numri 68 i PDK-së: Programi i PDK-së po mirëpritet kudo - NACIONALE

Numri 68 i PDK-së: Programi i PDK-së po mirëpritet kudo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me elektoratin.

Ajo ka realizuar një takim në fshatin Qikatovë e Re, në familjen e Halim Gjelit, ku ka prezantuar programin e PDK-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky program po mirëpritet kudo.

“Në Qikatovë të Re, në familjen e Halim Gjelit, një fshat i vogël por me zemër të madhe, është i njohur për mikpritjen e saj të jashtëzakonshme, dhe kjo nuk mungoi për programin tonë për një Kosovë më të mirë dhe për kandidatin tonë për kryeministër, z. Bedri Hamza. Faleminderit, Qikatovë!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme