“Nuk ban”, “Ban thirrje” – çfarë fjalimi nga Dimal Basha në Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

“Nuk ban”, “Ban thirrje” – çfarë fjalimi nga Dimal Basha në Kuvendin e Kosovës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka pasur një fjalim të çuditshëm në Kuvendin e Kosovës.

Me nëj fjalor jo fort të pasur e me shprehjet “ban” “s’ban”, Basha ka pasur akuza të shumta për opozitën.

“Del dikush fol për hajni, e vet është plagjiator. Kur vjedh shkronja, paramendo çka ban me ia lënë kuletën atij”, tha Basha duke folur për deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati.

“Rrahman Jashari ban thirrje me rrëzu Albin Kurtin. Reshit Kushaj i dënuar me 1 vit burgim për falsifikim diplomave. S’’besoj që ka një mësues që e do përfaqësues si ai”, tha më tutje deputeti i çuditshëm i VV-së.

“S’Ban. 300 mijë qytetarë me iu thënë një ditë mos me dalë në punë, s’paguhen, Rrahman Jasharaj 6 muaj me u pagu pa punu”, deklaroi më tutje ai.

Lajme të ngjashme