Lajçaku thotë se në takimin e fundit mes Bislimit dhe Petkoviqit u arrit “njëfarë progresi”
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me atë të Serbisë, Petar Petkoviq gjatë javës së kaluar është arritur “njëfarë progresi”. Lajçak ka pralajmëruar takime edhe javëve të ardhshme, por nuk ka dhënë ndonjë datë.
“Njëfarë progresi”
Kështu e ka cilësuar takimin e fundit me kryenegocitorëve të Kosovës dhe Serbise, emisiari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Lajçak përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se javën e kaluar ka qenë tërësisht i fokusuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
“Përderisa kjo javë nis me pikat e tjera të mandatit tim, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesoren – dialogun për normalizim. E nisa duke pritur kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të dialogut në Bruksel.” – ka thënë ai.
Ai ka thënë se gjetja e bazë së përbashkët mund te jetë sifiduese, megjithatë sipas tij, u arrit njëfarë progresi.
“Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam t’i qartësojmë çështjet që kanë mbetur të hapura. Ndërsa gjetja e bazës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm njëfarë progresi. Diskutimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim.” – ka thënë Lajçak në një shkrim në Facebook.
Takimi Bislimi-Petkoviq
Për takimin që sipas Lajçakut pati progres, ka folur edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori, Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuat gjithçka rreth zbatimit të ankesit të marrëveshjes.
Bislimi nuk ka thënë se ka pasur ndonjë progres.
“Është fillim i diskutimeve në mënyrë që ta kemi të qartë se ku ndodhemi me procesin dhe ku duam të shkojmë, por nuk është që kemi pritur sot të përfundojmë ndonjë nga proceset dhe rezultate as nuk është dashur të priten ditën e sotme.” – ka thënë Bislimi.
Më tej, Bislimi ka thënë se në takim ka kërkuar që neni 7 i marrëveshjes dhe draft-statuti i Asociacioni nga Ekipi meneaxhues të mos jetë pikënisje.
“U sqarua dhe precizua nga z. Lajcak se tek zbatimi i pikës 7 të marrëveshjes bazë, ka qenë gabim teknik ajo që është shfaq në faqen e tij të facebook-ut. Nuk trajtohet si pikënisje drafti, por prezantimi i draftit, akti i prezantimit shënon pikënisjen e diskutimeve për zbatimin e pikës 7, ashtu siç kemi thënë dhe ne disa herë në prononcimet tona publike. Pjesë të tjera janë pastaj kriteret për të cilat kemi folur që janë shumë me rëndësi.” – ka shkruar Bislimi në Facebook.
Ndërkaq, për Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe të Eurazisë i ngarkuar me çështje të Ballkanit, Gabriel Esocbar, as Kosova e as Serbia nuk po e respektojnë marrëveshjen.
Në një intervistë, Esocbar ka thënë se Kosova e ka obligim formimin e Asociacionit teksa beson që zbatimi i plotë i marrëveshjes do të bëhet “deri në fund të verës”.
“Më duhet të them se asnjëra s’po zbaton marrëveshjen, dhe më duhet të them që ne duhet të ecim përpara me te gjitha elementet përfshirë dhe specifikisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne po presim versionin e Kosovës për statutin e Asociacionit, e kjo duhet të bëhet tash.” – ka thënë ai.
Nuk dihet ende se kur do të jetë takimi i radhës.


