Mustafa kritikon Qeverinë Kurti: Asociacioni u zëvendësua me vetëmenaxhim të serbëve
Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka dhënë një deklaratë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilën dikur edhe e kishte negociuar vetë në Bruksel.
Ai ka thenë në RTK se preokopimi i tij ishte që Asociacioni të ishte në korniza të Kushtetutë së Kosovës.
“Preokupimi im ka qenë që Asociacioni të mos dal jashtë kornizave kushtetuese dhe Asociacioni të mos marrë përgjegjësi të pushtetit qendror,të ministrive apo të komunave, sepse ato me Kushtetutë u takojnë vetëm atyre, dhe është vetëm një formë e koordinimit në mes tyre, ashtu siç është logjika e asociimit të paraparë me Kushtetutë edhe të asociacionit, ka qenë insistimi ynë.” - thotë ai.
Tutje, ai ka folur edhe për letrën e Frederica Mogherinit, ish-zyrtarës së lartë të BE-së, që sërish u vu në spikamë nga ana e pushtetit aktual.
“Ndikim duhet të ketë, sepse zonja Mogherini ka qenë zyrtare e lartë e BE-së, siç është Borelli sot, dhe nëse zoti Borell sot jep një zotim, Qeverisë aktuale, ose zotit Kurti lidhur të themi me një marrëveshje që e bën me BE-ne, atëherë s’duhet të presim ne që të kemi dyshime, që personi që vjen pas në vend të Borellit, ta hedhë poshtë atë që e ka bërë një zyrtar paraprak.” - shpjegon Mustafa.
“Zoti Kurti ka propozuar pikën 7, po them Zoti Kurti sepse s’mund të jem i sigurt që ai e ka definuar, por ai është shprehur për një vetë menaxhim të serbeve në Kosovë, ajo që është menduar te Asociacioni, është zëvendësuar me vetë menaxhimin, dhe për mua është e paqartë se çka nënkupton vetë menaxhimi i serbeve dhe pastaj është pika 10 e cila e përmban zotimin e dy palëve për implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel, pa përjashtim dhe pa asnjë vërejtje." - vlerësoi Mustafa në RTK.