"Kemi mospajtime të thella": Një përplasje e re e Kurtit me veteranët e UÇK-së duket në horizont
Çështja e mospërfshirjes së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Projekligjin për Pagën Minimale, po vazhdon të jetë ende e hapur. Tash së fundi kemi pasur edhe një deklarim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për këtë punë. Përgjigja e tij është prapë e njejtë, veteranët do të jenë jashtë Projekligjit. Çka dihet?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës, të mbajtur më 8 qershor, është pyetur nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, për raportet e tij me Organizatën e Veteranëve të Luftë së UÇK-së (OVL-UÇK) dhe për mosfutjen e tyre në kuadër të Projekligjit për Pagën Minimale.
Përgjigja e Kurti shpërfaqi ndasi të mëdha që ai ka me OVL-UÇK-në, duke thënë se është pamundur që veteranët të futën në Projekligjin.
“Gjatë vitit të kaluar kemi pasur disa takime me Organizatën e Veteranët të Luftës të UCK-së dhe kemi diskutuar për mundësitë që kemi për të gjetur një zgjidhje sa i përket pastrimit të listave por edhe mbështetjes së dinjitetshme për ata që më të vërtetë dhanë aq shumë për vendin tonë dhe për çlirimin.” – ka thënë Kurti.
Ai përmendi edhe propozimin që Qeveria e ka bërë ndaj veteranëve, për të cilin tha se nuk dihet nëse është pranuar, bile sipas tij, ka pasur edhe deklarime kundër tij.
“Ne si qeveri kemi dhënë propozimin tonë që procesi t’i nënshtrohet një riverifikimi përmes një ligji të ri i cili do të siguronte integritetin e procesit por edhe saktësinë e rezultatit deri më tani nuk kemi ndonjë indikacion që propozimi ynë është pranuar madje kemi pasur edhe deklarime kundër tij.” – ka thënë ai në Kuvendin e Kosovës.
“Ndërkaq në anën tjetër, ne e kemi të pamundur të lëvizim në kuadër të ligjit aktual në fuqi sepse siç e din kemi një proces gjyqësor që është në zhvillim e sipër.” – kishte thënë Kurti.
Por, problemi pastaj doli të jetë edhe më i madh se kaq. Kryeministri konfirmoi se ka mospajtime të thella me OVL-UÇK-në, duke thënë se nuk bëhet fjalë për mos punë, por për mospajtim.
“Le ta sqarojmë që nuk bëhet fjalë për mospunë por për mospajtim, atëherë kur nuk ka pajtim mungon puna sepse s'ka darkodim paraprak për rrugën që duhet ndjekur dhe unë kam pasur shumë takime derisa e kemi marrë veshë që ekziston një mospajtim i thellë që është në kundërshtim me versionin tonë qeveritar dhe me atë sesi e shohim ne rrugën përpara.” – sqaroi fillimisht Kurti.
Më pas, përgjigja e Kurtit për veteranët ishte e prerë – paga minimale është çështje tjetër.
“Paga minimale, ajo për bindjen tonë është një çështje tjetër dhe pensioni i veteranëve është shkëputur nga paga minimale qysh në vitin 20217 atëherë kur kanë qenë ne qeverisje PDK dhe LDK si rezultat i kërkesave të Fondit Momentar Ndërkombëtar.” – ka thënë Kurti.
“Ka shumë muaj që nuk jemi takuar për shkak se ekziston ky mospajtim i thellë.” – ka thënë Kurti.
E për këto deklarata, reagoi kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili i kërkoi Kurti të lexojë Ligjin bazik që parasheh zbatim të skemave pensionale deri në katekorizimin përfundimtar.
“Kryeministër a sheh sepse shqip po shkruan: 3.1. Deri ne kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik.” – ka shkruar Klinaku nëFacebook.
Në anën tjetër, deputetja që ia parashtroi pyetjet, Ganimete Musliu, theksoi që Kurti nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje.
“Nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje. Sot veteranët përballën me probleme të jashtëzakonshme... Urgjentisht kjo çështje të trajtohet.” – ka thënë ajo.
Çka dihet?
Veteranët e UÇK-së vitin e kaluar kishin protestuar duke kërkuar që pensionet e tyre të përcaktohen në bazë të Ligjit për Pagën Minimale.
Kjo gjë nuk ishte marrë parasysh, pasi Projekligji për Pagën Mimimale u votua në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
Ky projektligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130 euro për personat deri në moshën 30 vjeçare dhe 170 euro për personat mbi moshën 30 vjeçare.
Atkualisht pensionet e veteranëve janë 170 aq sa është paga minimale dhe nëse veteranët futën në Projekigjin e Pagës Minimale atëherë atë do të marrin pension 264 euro.
Ndërkaq, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin prill ishin 36 mijë e 780 përfitues nga skema për veteranët e luftës.



