JAVA: Vrasja e policit nga sulmi terrorist në Banjskë, i organizuar nga Radojiçiq
Sot një javë, më 24 shtator, Kosova ishte zgjuar nga një sulm terrorist që ndodhi në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Në këtë sulm të organizuar nga një grup kriminal serbë në krye me Milan Radojiçiqin, një polic i Kosovës u vra dhe një tjetër u plagos. Ndërsa në anën e terroristëve, tre u vranë dhe dy u arrestuan. Sulmi terrorist në Banjskë është ngjarja kryesore e javës që po e lëmë pas.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tashmë hero, u vra të dielën e 24 shtatorit nga përplasja e armatosur me grupin terrorist që kishte hyrë në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Pas koordinimit të Policisë së Kosovës ky grup u neutralizua në pasditën e së dielës, ku tre sulmues u vranë dhe dy të tjerë u kapën nga policia dhe një numër i madh dyshohet se ikën për në Serbi.
Policia në vendin e ngjarjes gjeti një sasi të madhe të armatimit të rëndë, të cilët terroristët kishin për qëllim ta përdornin kundër policisë. Vlera e armatimit kap shifrën e 5 milionë eurove. Kliko KËTU për foto të armatimti.
Radojiçiq në krye të grupit
Fillimisht, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, publiko pamjet në të cilat shihej nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, në mesin e terroritëve serb në hapësirat përrreth Manastirt të Banjskës.
“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku” - kishte shkruar Sveçla.
Radojiçiq u raportua se është palgosur dhe që po trajtohej në spitalin ushtarak në Beograd.
Ditë më pas, të premtën, Radojiçiq përmes avokatit të tij, pranoi që kishte organizuar të gjithë sulmin në veri të vendit.
“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time” - deklaroi Radojiçiq.
Ndërkohë, Radojiçiqit në mbrojtet i ka dalë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq, autoritetet kosovare kanë kërkuar që Radojiçiq të ekstradohet nga Serbia në Kosovës, gjithashtu, policia ka bastisur edhe disa prona të tij.
Reagimi ndërkombëtar
Pas kësaj, shtetet evropiane dhe SHBA-ja dënuan ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
Këto vende thuajse të gjitha ngjajshëm kanë kërkuar shtensionim të situatës dhe që palët të kthehen në dialog.
Megjithatë këto thirrjen nuk u dëgjuan, Serbia pas këtij sulmi nuk u ndal por dërgoi edhe ushtrinë në kufi me Kosovën.
Ky veprim alaramoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në të cilët kërkuan nga Serbia që menjëherë të largojë trupat ushtarakë nga kufir me Kosovën.
Përveç ndërkombëtareve edhe Qeveria e Kosovës, u deklarua për mbledhjen e ushtrisë serbe të kufri i Kosovës dhe kërkoi mbylljen e bazave që Serbia ka hapur gjatë kufirit me Kosovën.
“Qeveria e Republikës së Kosovës me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës.” – thuhet ndër të tjera në komunikatën e qeverisë së Kosovës.
Po ashtu, pas sulmit, NATO ka shtuar numrin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Duhet të kujtojmë se Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të votuar të enjtën, ka dënuar sulmin terrorist në veri të vendit.






