Borell kërkon që Serbia ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka kërkuar nga Serbia që të ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën.
Shefi i diplomacisë së BE-së ka thënë se veprimi i Serbisë është shumë shqetësues.
“Në të njëjtën kohë grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është shumë shqetësuese. Kjo duhet të ndalet menjëherë”, ka thënë Borrell, raporton REL.
Ai ka vlerësuar se BE-ja është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës”.