Deklarata e përbashkët e Kuvendit ndaj Aktgjykimit të Hagës “në përfundim e sipër” - NACIONALE

Deklarata e përbashkët e Kuvendit ndaj Aktgjykimit të Hagës “në përfundim e sipër”

20 orë më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është drejt përfundimit.

Tahiri tha se përfaqësuesit e partive politike u takuan në Kuvend për të diskutuar draftin dhe pikat kryesore.

“Deklarata është në përfundim e sipër dhe shpresoj që vjen në Kuvend”, tha ai.

Sipas Tahirit, në takim pati debat, por jo kundërshtime, ndërsa dallimet lidhen me përmbajtjen dhe gjatësinë e deklaratës.

Lajme të ngjashme