Kishte dënuar 150 shqiptarë, mbrojti Karaxhiqin në Hagë: Kush është avokati Radoiçiqit?
Avokati i MIan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, i cili sot ka lexuar letrën e të dyshuarit kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, është figura e njohur në Serbi.
Paraprakisht, ai ka qenë i njohur edhe në Kosovën e viteve 90-ta.
Gjatë regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, ai ka ushtruar profesionin e gjyqtarit në Gjykatën e Pejës në Kosovë.
Gjatë ushtrimit të këtij profesioni, ai kishte dënuar numër të madh të shqiptarëve.
Sipas Radios Evropa e Lirë, Petronijeviq në maj të vitit 2000 kishte dënuar 150 shqiptarë të Kosovës me një total prej 1.600 vjetëve burgim.
Pas ndryshime demokratike në Serbia, ai ishte larguar nga kjo pozitë dhe kishte fillua ta ushtronte profesionin e avokat.
Duke ushtruar këtë profesion ai kishte mbrojtur shumë kriminel serbë të akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
Radovan Karaxhiq, i dënuar më burgim të përjetshëm nga gjykata ndërkombëtare, është krimineli më i famshëm serb që e kishte mbrojtur ai.
Pas tij, Petronijeviq kishte mbrojtur ish-oficerin e ushtrisë jugosllave, Veselin Shlivançanin.
Gjithashtu, ai ka shprehur vullnetin për të mbrojtur Millorad Dodikun, presidentin e entitetit Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, i cili po akuzohet për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.