Një grua tërhoqi zvarrë një qen përgjatë rrugës në Hercegovinë me makinën e saj - NACIONALE

Një grua tërhoqi zvarrë një qen përgjatë rrugës në Hercegovinë me makinën e saj

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Një foto nga Posusje është publikuar ku shihet një makinë duke tërhequr një qen përgjatë rrugës. Qytetarët kanë denoncuar skenën rrëqethëse në polici, e cila ka ndërhyrë menjëherë, konfirmohet për Klix.ba.

Në Policinë Posusje thonë se menjëherë pas raportimit janë marrë të gjitha masat ligjore.

“Personi është gjetur, është marrë deklaratë dhe rasti i është dorëzuar prokurorisë kompetente të Kantonit të Hercegovinës Perëndimore”, ka thënë për Klix.ba, Departamenti i Policisë Posusje.

Bljesak.info shkruan se bëhet fjalë për një rast fatkeq. Ata thonë se gruaja që drejtonte mjetin nuk e dinte që qeni ishte i lidhur në grepin e makinës. /Nacionale/

Lajme të ngjashme