Një ditë para betimit të kryetarëve në veri, Hovenier i shkon në zyrë Kurtit - NACIONALE

Një ditë para betimit të kryetarëve në veri, Hovenier i shkon në zyrë Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportohet se po zhvillon një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Siç raporton RTV 21, Hovenier është parë duke hyrë në objektin e qeverisë për takim më kryeministrin Albin Kurti.

Takimi mes tyre po mbahet një para betimit të kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vendit.

Deri më tani nuk është publikuar ndonjë deklaratë për takimin.

Ndërkohë, Zyra e Kryeministri, ka njoftuar se Kurti ka biseduar në telefon me këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Sipas njoftimit, Kurti dhe Chollet kanë biseduar për dialogun dhe zbatimin e ankesit të marrëveshjes si dhe për situatën në veri të Kosovës.

“Ata biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike, dhe për takimin e së hënës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve. Folën edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur.” – thuhet në njoftim.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara që të garantojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, dhe në të njëjtën kohë të sigurojnë mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme