“Udhëheqës me "u" të vogël”, “Do të kenë rol teknik”: Si po minimizohet roli i kryetarëve të rinj në veri? - NACIONALE

“Udhëheqës me "u" të vogël”, “Do të kenë rol teknik”: Si po minimizohet roli i kryetarëve të rinj në veri?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Implementimi në praktikë i vullnetit të zgjedhjeve të 23 prillit në vëri po shihet si sfidë. Deri me tani nuk dihet saktësisht se ku dhe si do të bëhet betimi i kryetarëve të rinj dhe sa do të jetë mandati i tyre. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ata do të jenë udhëheqës me “u” të vogël, kurse ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka thënë se ata duhet të kenë rol teknik.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe udhëheqësit qeveritarë kanë minimizuar kompetencat e kryetarëve të rinj të veriut.

Ndonëse mbajta e këtyre zgjedhjeve është vlerësuar si legale, mandati i dal nga ky proces zgjedhor nuk po shihet i plotë.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore duhet të marrin rol teknik dhe jo politik.

Ajo ka thënë se kjo duhet të ndodh për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Në një intervistë për “Telegraf”, ambasadori amerikan i ka inkurajuar kryetarët e rinj që të jenë të përgjegjshëm.

Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke njohur kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën. Ne vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të jenë të përgjegjshëm ndaj nevojave të të gjithë zgjedhësve të tyre”, ka thënë Hovenier.

Ai ka bërë me dije se zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur.

Të gjitha palët duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe përmbajtje dhe të minimizojnë pikat e mundshme të tensionit. Ne absolutisht nuk mbështesim asnjë përdorim të forcës që mund të rezultojë në tensione të shtuara ose në konflikt të dhunshëm. Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”, është shprehur ai.

Diplomati amerikan ka vlerësuar se çdo aktivitet kriminal ndaj kryetarëve të zgjedhur do të dënohet fuqishëm nga SHBA-ja.

Çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Nuk do të jenë udhëheqës më “U” të madhe

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar se roli i kryetarëve të rinj në atë pjesë të Kosovës nuk do të jetë normal.

Pas takimit të 27 prillit në Bruksel, Kurti kishte thënë se ata mund të mos kenë mandat të plotë.

Unë e kuptoj që këta nuk janë kryetarë të komunave në kuptim normal e standard të fjalës. Mirëpo, legaliteti është i domosdoshëm. Arkitektura e Republikës së Kosovës nuk lejon që qytetari të ngelet pa komunë. Ndërkaq, për funksionim të shërbimeve publike, ministria e financave e ka të domosdoshme kryetarin e komune. Andaj, tash i kemi kryetarët e komunave”, ka thënë ai.

Ai kishte thënë se do të donte që këto zgjedhjeve të organizoheshin në rrethana të reja.

Do të dëshiroja të kemi rrethana të tjera, mos të kishim këtë dalje të ulet, mirëpo kjo vjen si pasoj e braktisjes së institucioneve nga lista serbe me urdhër të Beogradit dhe vjen si pasoj e bojkotit që ata ia bën zgjedhjeve. Me fjalë të tjerat Lista Serbe ka gabuar. Mirëpo, gabimi e Listës Serbe nuk mund ta paguan shteti i Kosovës edhe qytetarët e vendit. Gabimin e Listës Serbe duhet ta paguaj Lista Serbe”, kishte thënë Kurti.

Madje, shefi i ekzekutivit ka bërë me dije se kryetarët e rinj nuk do të jenë udhëheqës më “U” të madhe, por me “u” të vogël.

Nuk do të jetë mandat i plotë. Ne dimë këtë. Pra, nuk do të bëhet fjalë për mandat katër vjeçar dhe nuk do të jenë udhëheqës komunal me “U” të madh, do të jenë udhëheqës komunal me “u” të vogël. Unë kam dhënë instruksione që të mos ketë kurrfarë triumfalizmi pas këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Kurti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar se tashmë kanë filluar përgatitjet për betimin e këtyre kryetarëve.

Ai ka thënë se kryetari Mitrovicës së Veriut do të betohet të premten.

Afati i fundit për betimin e kryetarëve të rinj është fundi i këtij muaj.

Rezultati i zgjedhjeve të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviqin ka nxjerr fitues kandidatët e Vetëvendosje, kurse Zubin Potokun dhe Zveçanin e kanë fituar kandidatët e Partia Demokratike e Kosovës.

Lajme të ngjashme