Një aeroplan amerikan F-22 rrëzoi balonën kineze me një raketë
Zhytësit e marinës amerikane po përpiqen të gjejnë mbetjet e një baloni kinez që u rrëzua nga një avion luftarak F-22 i Forcave Ajrore të SHBA-së mbi det jashtë shtetit të Karolinës së Jugut. Një ish-oficer i rangut të lartë ushtarak amerikan thotë se ai pret që kjo të ndodhë shpejt dhe më pas ekspertët do të fillojnë të analizojnë pajisjet kineze.
Një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi një balonë kineze me një raketë ajër-ajër Sidewinder, për të cilën Pentagoni pretendon se kishte për qëllim spiunimin ose filmimin e instalimeve sekrete ushtarake. Mbetjet e balonës janë të shpërndara në një zonë të madhe, sipas BBC.
Incidenti me balonën spiune shkaktoi edhe krizë diplomatike, ndaj kreu i diplomacisë amerikane anuloi udhëtimin e paralajmëruar më parë në Pekin për shkak të “veprimeve të papërgjegjshme” të Kinës. Pekini zyrtar mohoi se ishte një tullumbace spiune, duke thënë se ishte një balonë meteorologjiko-shkencore që ishte larguar për në drejtim të SHBA-së nga rrymat ajrore kontinentale.
Admirali Mike Mullen, ish-komandanti i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, tha se ai besonte se ushtria kineze e lëshoi qëllimisht balonën për të ndërprerë vizitën e Blinken në Kinë. Vizita e shefit të diplomacisë amerikane në Pekin ishte menduar të ishte takimi i parë në një nivel kaq të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe kinezë.
Mullen kundërshton sugjerimin e Kinës se erërat e sollën tullumbacen, duke thënë se mund të ishte drejtuar sepse ai tha se kishte helikë të montuar mbi të. "Nuk ishte e rastësishme, ishte e qëllimshme. Ishte grumbullim inteligjence," tha Mullen.
Balona, e cila besohet të ketë qenë sa tre autobusë, po fluturonte në një lartësi të madhe dhe u rrëzua rreth gjashtë milje detare nga bregu amerikan të shtunën në orën 20:39 me kohën tonë. /Nacionale/