Një 37-vjeçar në Kaçanik gjendet i vdekur në veturën e tij
Një 40-vjeçar në Kaçanik është gjetur i vdekur në veturën e tij.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Siç thuhet në raport, me të marrë informacionin, Policia ka arritur në vendngjarje, ndërsa mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e tij.
“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në Rr.Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person mashkull i moshës rreth 40 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete.
Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit ka nisur hetimet”, tha ai.
