Raportohet se një kosovar në Zvicër ka therur me thikë për vdekje një tjetër kosovar - NACIONALE

Raportohet se një kosovar në Zvicër ka therur me thikë për vdekje një tjetër kosovar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një mosmarrëveshje në Zvicër mes dy kosovarëve ka përfunduar me fatalitet, të dielën në mbrëmje.

Sipas Gazetës Blick, rasti ka ndodhur në Biere në katonin e Vuad-it, ku 28-vjeçari është therur me thikë për vdekje nga 55-vjeçar, tashmë i arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se për rastin ishte njoftuar nga një person dhe se 28-vjeçari kishte vdekur në vendin e ngjarjes.

Thuhet se viktima dhe i dyshuari njiheshin mes vete, mirëpo deri më tani ende nuk dihen rrethanat se si erdhi deri tek ngjarja tragjike.

Prokuroria publike tashmë ka filluar hetimet.

Lajme të ngjashme