Ngjarjet kryesore të javës që s’bën kurrqysh t’i humbni - NACIONALE

Ngjarjet kryesore të javës që s’bën kurrqysh t’i humbni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Debati për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, zgjedhjet në katër komunat veriore, takimi i paralajmëruar i Kurtit me Vuçiqin më 2 maj si dhe pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ishin ndër ngjarjet kryesore të javës që po lëmë pas. Çka ndodhi?

Arrestimi i Krasniqit

Në Kosovë po vazhdon debati dhe përplasjet e pushtetit dhe opozitës pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Gjatë javës që po e lëmë pas diskutime pati edhe në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi i Kosovës mbajti senacë të jashtëzakonshme pas kërkesë së PDK-së për arrestimin e drejtorit, Nagip Krasniqi.

Në këtë seancë, siç edhe pritje, deputetët e VV-së por edhe Qeveria i doli në mbrojtje të arrestuarit Krasniqi.

Pushteti tha se Krasniqi ka ndaluar krimin në KEK teksa ka shtuar mbi 100 milionë euro fitimin.

Kjo qasje çoi në përplasje mes deputetëve opozitarë e të shumicës paralamentare.

Kryefjalë tjetër e kësaj seance ishte edhe “rasti pica”, ku të përfshirë ishin deputeti i VV-së, Armend Muja dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ndaj Krasniqit është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj. Ai dyshohet për veprën "keqpërdorim i detyrës zyrtare".

Pranimi i aplikimit të Kosovës në KiE

Një lajm tjetër i rëndësishëm ishte pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Ministrave të kësaj organizate me 33 vota pro, 7 kundër dhe 5 abstenime, pranoi aplikimin e Kosovës, duke i hapur rrugës pranimit të plotë në këtë organizatë ndërkombëtare.

Vendet që votuan kundër aplikimit të Kosovës ishin: Serbia, Azerbajxhani, Qiproja, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania dhe Spanja.

Shtetet abstenuese ishin: Sllovakia, Greqia, Bosnje-Hercegovina, Armenia dhe Ukraina.

Në Kosovë, krerët e institucioneve i gëzuan pranimit të aplikimit të Kosovës, ndërsa në Serbi u nervozuan dhe kundërshtuan pranimin e Kosovës në KiE.

Takimi më 2 maj

Më 2 maj pritet që të takohen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Në këtë takim, siç është bërë e ditur do të diskutohet për dy tema.

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serb dhe deklarata për të pagjeturit janë temat e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Kështu ka konfirmuar edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera.” – ka thënë zëdhënësi Stano.

Kurti ka thënë se është i gatshëm për takim teksa Vuçiqi kishte deklaruar se ende nuk e di nëse do të marrë pjesë.

Gjatë javës, Kosova dhe Serbia u ballafaquan edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB).

Kryediplomatja Donika Gërvalla përfaqësoi Kosovën dhe u ballafaqua me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

Gjithashtu, gjatë javës që po e lëmë pas KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Sipas këtyre rezultateve, Vetevendosje, fitoi në Mitrovicën Veriore dhe Leposaviq, ndërsa PDK në Zubin Potok dhe Zveçan.

Partitë serbe nuk morën pjesë në këto zgjedhje.

Ndërkohë, menjëherë Këshilli Komunal i Mitrovicës Veriore mori vendim për hapjen e Urës së Ibrit. Ky vendim nxiti reagime të shumta. Qeveria e Kosovës e përkrahu, por BE-ja dhe KFOR-i e kundërshtuan këtë vendim duke thënë se ura mund të hapet vetëm në kuadër të dialogut.

Lajme të ngjashme