Nga VV-ja “zëvendësojnë” Escobarin: Cilat ishin fjalë e ‘fundit’ të rënda të emisarit? - NACIONALE

Nga VV-ja “zëvendësojnë” Escobarin: Cilat ishin fjalë e ‘fundit’ të rënda të emisarit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për shkak të detyrës që ka në administratën Biden, ishte e parashikueshme që Gabriel Escobari do të bëhej shënjestër sulmesh nga VV-ja dhe njerëz të afërt të saj. Por, çfarë deklaratash kishte dhënë Escobari që s’i kishin pëlqyer kësaj partie?

Gjatë ditës së djeshme, aktivisti i VV-së dhe zv. ministri Avni Zogiani dha lajmin e rremë se do të zëvendësohej Gabriel Escobari, emisari i Amerikës për rajonin tonë. Vetëvendosjes ka kohë që i është bërë ‘halë në sy’ ky person.

Escobar është Zëvendës i Asistent-Sekretarit të Shtetit, që mbikëqyrte politikën amerikane ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shefja e tij direkte, Karen Donfried, u largua nga pozita që mbante në fund të muajit mars.

Ka raportime se James C. O’Brien është nominuar nga presidenti Biden për të marrë pozitën e znj. Donfried.

Pse të ngatërrohej kështu VV-ja?

Duhet përmendur që sulmin më brutal ndaj z. Escobar e kishte bërë në fakt gazetari Enver Robelli, me anë të një shkrimi në Facebook në kohën e krizës së targave, në nëntor të vitit të kaluar:

Ai akuzonte z. Escobar, në mënyrë indirekte përmes akuzave ndaj ish-ambasadorit amerikan William Montgomery se kishte lidhje me krimin e organizuar serb.

“Para dy dekadave Escobar ishte vartës i Montgomeryt. Tani ai ushtron një funksion tjetër: është i ngarkuar për Ballkanin i Departamentit të Shtetit, me fokus në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë.”thoshte mes tjerash ai.

Pse VV-ja anti-Escobar është qesharake?

Sepse është tregim që e kemi parë.

Gjatë Qeverisë Kurti I, Albin Kurti e kishte shtyrë përpara tregimin se i gjithë problemi në raportet e Kosovës me Amerikën ishte te administrata e Donald Trumpit. Ose te një pjesë e vogël e saj. Ai akuzonte emisarin e Trumpit, Richard Grenellin, bile edhe se e kishte rrëzuar nga pushteti.

Asaj kohe, Kurti akuzohej se ishte anti-amerikan nga opozita. Ai i dilte kundër një gjëje të tillë duke e izoluar problemin vetëm te një pjesë e vogël e administratës amerikane që merrej me Kosovën. Prandaj, edhe e mbështeti në zgjedhjet e famshme presidenciale Joe Bidenin, dhe bëri thirrje publike që ai të votohej.

Fatmirësisht, Bideni fitoi! Por, fatkeqësisht për Kurin – e pjesërisht edhe për Kosovën – gjërat s’do të shkonin ashtu siç ishte menduar.

Dhe tash, duket se shpresat e VV-së janë përsëri që politika amerikane ndaj Kosovës ndryshon me zëvendësimin e një zyrtari me tjetrin.

Deklaratat më të forta të Escobarit

“Më duhet të them se asnjëra s’po zbaton marrëveshjen, dhe më duhet të them që ne duhet të ecim përpara me te gjitha elementet përfshirë dhe specifikisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne po presim versionin e Kosovës për statutin e Asociacionit, e kjo duhet të bëhet tash” – tha Escobari së fundi.

Ndërkohë, ai kishte folur edhe për evoluimin e Kurtit sa i përket çështjes së Asociacionit duke dhënë një nga deklaratat që ndoshta ka turpëruar më së shumti kryeministrin tonë para aktivistëve të tij:

“Para së gjithash, që të jem mjaft i drejtpërdrejtë, kemi parë një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor.” - u shpreh ai.

Kosova përmes krerëve të saj institucionalë – Kurtit e Osmanit – është përpjekur vazhdimisht që të tregojë se si Serbia në fakt nuk po e zbatonte Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.

Por, Escobar fatkeqësisht e kishte parë ndryshe, goxha ndryshe:

““BE-ja dhe SHBA-ja janë të fokusuara që kjo marrëveshje [e arritur në Ohër] të bëhet realitet. Implementimi nis me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,”

Ndërkohë, e mbani mend se si u sulmua Lajçaku – nisur qysh me disa fjalë të ashpra nga Glauk Konjufca – kur përmendi se duhej gjetur mesi për Asociacionin pasi ishte shpalosur versioni skandaloz i Ekipit Menaxhues. Eh, ngjashëm ka folur edhe Escobari:

““Mendoj se është serioz, por gjithashtu mendoj se ai i paraqitur nga ekipi menaxhues është serioz.” - kishte thënë ai.

Lajme të ngjashme